SHENDETESI
  Kooperacioni italian ėshtė aktiv nė sektorin e shėndetėsisė nė Shqipėri qė prej vitit 1997. Pas ndėrhyrjeve tė para tė emergjencės, veprimtaria italiane ėshtė pėrqėndruar nė iniciativa tė fuqizimit dhe zhvillimit strategjik tė sektorit. Kooperacioni italian vepron para sė gjithash me anė tė programeve tė rehabilitimit infrastrukturor dhe tė fuqizimit teknologjik tė qendrave shėndetėsore tė realizuara nga Ministria shqiptare e Shėndetėsisė. Ėshtė rasti i Programit tė rehabilitimit tė poliklinikave tė Tiranės, Gjirokastrės, Korēės dhe Peshkopisė, i cili ėshtė nė realizim e siper. Nė kėtė fushė ka vepruar dhe OJF Aispo, me anė tė Programit tė promovuar “Fuqizimi i sistemit tė ndihmės sė shpejtė nė Spitalin rajonal tė Shkodrės”, i cili ka furnizuar me pajisje, ambulanca dhe asistencė teknike urgjencat e Shkodrės dhe tė Pukės. Janė realizuar gjithashtu edhe iniciativa nė mbėshtetje tė shėndetėsisė bazė dhe tė asistencės pėr individin, tė financuara me programe tė promovuara nga OJF italiane tė pranishme nė Shqipėri. Keto iniciativa synojnė nė mėnyrė tė veēantė tė garantojnė mbrojtje dhe asistencė shėndetėsore pėr kategoritė nė nevojė, siē ėshtė pėr shembull rasti i projektit “Parandalim, kurim dhe asistencė fizioterapike i aftėsisė sė kufizuar nė zonat qendrore e veriore tė Shqipėrisė” i realizuar nga OJF Dokita dhe ai i “Shėrbimeve model tė integruara mbi bazė komunitare pėr tė alkoolizuarit, tė varurit nga drogat dhe varėsitė e tjera”, projekt i promovuar nga Fondacioni Emanuel.
 
Gjithmonė nė kėtė kuadėr, janė dhe dy iniciativat pėr forcimin e shėrbimeve shėndetėsore pėr kategori tė veēanta pacientėsh prane Qendrės Spitalore Universitare “Nėnė Teresa” nė Tiranė. ACAP dhe Komuniteti Sant'Egidio kanė promovuar projektin “Mbrojtje e tė drejtave tė tė sėmurėve psiqikė mbartės tė formave kronike tė semundjeve mendore” pėr realizimin e shtėpive-familje pėr pacientėt me shqetėsime psiqike dhe trajnimin e personelit qė do tė punojė nė kėto shtėpi dhe nė Klinikėn Psikiatrike.
 
OJF Magis nga ana e saj,  ka realizuar projektin “Diagnozė e hershme dhe integrim social pėr tė miturit qė nuk dėgjojnė”, projekt i cili ka siguruar proteza akustike, analiza tė specializuara dhe terapi tė rehabilitimit degjimor”.




© 2004 - 2014 Zyra e Bashkepunimit per zhvillim Design & Programing WPP