Lajme
PROJECTI “BURIME TE EMIGRUARA” PROMOVON FESTEN E EMIGRANTIT NE LEZHE
August 15, 2011

Prjoekti “Burimet te Emigruara” (Mirenjohje dhe trajnim per emigrantet e kthyer ne Shqiperine e Veriut), i realizuar nga Ipsia dhe Caritas Italiana ne bashkepunim me Karitasin Dioqezan te Lezhes, eshte nje projekt i bashkefinancuar nga Ministria e Puneve te jashtme italiane/Kooperacioni per Zhvillim. Projekti do te mbeshtese “Festen e Emigrantit” qe tashme eshte bere tradite dhe qe zhvillohet ne Lezhe me 15 gusht 2011. Iniziativa e promovuar nga Bashkia e Lezhes dhe nga Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve shqiptare eshte bere tashme tradite prej disa vitesh ne qytet dhe nje rast per te falenderuar emigrantet shqiptare per mbeshtetjen qe u japin familjeve te tyre ne Shqiperi si dhe zhvillimit te te gjithe vendit. Aktiviteti eshte nje rast per promovimin e projektit “Burime te Emigruara”, aktiv qe prej dhjetorit 2009. Ne menyre te vecante, nepermjet nje konference te perbashket per shtyp me Kryetarin e Bashkise Lezhe dhe disa prej perfituesve te projektit ne praline e mediave lokale dhe kombetare do te publikohet konkursi i dyte i projektit qe ka per qellim te mbeshtese emigrantet e kthyer qe duan te hapin apo te forcojne biznese te vogla. Gjithashtu do te paraqiten altivitetet e trajnimit profesional qe jane realizuar gjate vitit, stazhet prane ndermarrjeve te rrethit dhe pjesemarrja e madhe ne projekt e institucioneve lokale dhe kombetare.
Momenti kryesor i festes de Emigrantit do te jete “Maratona e kenges Popullore Shqiptare”, nje gare ku do te marrin pjese grupe folkloristike shqipare nga i gjithe vendi, koncert qe do te behet vendin sugjestionues te quajtur Mauzoleu i Skenderbeut dhe qe do te transmetohet direkt nga TV Klan.
Gjate gjithe aktivitetit do te jete e paraqitur nje tabele me informacione nga projekti “Burime te Emigruara” per ata qe jane te interesuar mbi mundesite qe u ofron projekti emigranteve te kthyer ne veri te Shqiperise. Mbeshtetja e ketij aktiviteti parashikohet nga projekti i promovuar nga Ministria e Puneve te Jashtme, Zyra e Kooperacionit italian per Zhvillim dhe i realizuar nga Ipsia, i cili trajnon dhe orienton emigrantet e kthyer ne zonen e Shkodres dhe te Lezhes mbi tregun e punes dhe mundesite e investimit ne terren. Jane te perfshire organet administrative, autoritete vendore dhe sipermarresit me qellim qe te jene ne gjendje te vleresojne potencialet e paraqitura nga emigrantet. Projekti perfshin ne kete menyre dhe komunitetet e emigranteve shqiptare ne Itali, duke nxjerre ne pah lidhjet mes dy vendeve ne planin historik, kulturor, ekonomik dhe te jetes se perditshme.
Per arritjen e objektivave te veta projekti parashikon aktivitete trajnimi, informimi, aktivitete kerkimore dhe mbeshtetje finaciare.
 


Kthehu te faqja e lajmeve



© 2004 - 2014 Zyra e Bashkepunimit per zhvillim Design & Programing WPP