Kooperacioni i Centralizuar (MARREVESHJE)
KOOPERACIONI I DECENTRALIZUAR (aktivitetet sipas Ligjit 84)
Gjate trevjeearit 2001-2003, Ministria e Puneve te Jashtme ka financuar me ane te "Fondit per pjesemarrjen italiane ne stabilizimin, rindertimin dhe zhvillimin e Ballkanit", nje sere projektesh te parashikuara nga Ligji 84.

Keto projekte jane financuar nje pjese nga ish neni 4, kooperacioni per zhvillim, nje pjese nga ish neni 7, kooperacioni i decentralizuar. Entet promovues jane:

- Enei italiane (Anci, Fondazione Willy Brandt, Formez, etj.);
- Organizata Nderkombetare (IFAD, IOM, UNESCO);
- Qarqe italiane (Abruco, Emilia-Romanja, Lombardia, Marke, Molize, Pulja, Toskana, Umbria, Veneto).

Per disa projekte vendi i vetem perfitues eshte Shqiperia, per disa te tjere gjithe rajoni ballkanik.

Theksojme se ne kete faqe merren ne konsiderate vetem projektet qe jane kompetence e MPJ (kooperacioni per zhvillim dhe kooperacioni i decentralizuar) dhe qe i interesojne e ne total ose pjeserisht e Shqiperise.

Kooperacioni per zhvillim (neni 4) behet nen pergjegjesine e Ministrise se Puneve te Jashtme dhe perfshin veprimtari qe kane per objektiv realizimin e formave te solidaritetit mes popujve dhe te promovimit te pluralizmit demokratik dhe ekonomik. Ne kete aspekt, projektet e financuara nga ish Ligji 84, qe kapin shifren prej rreth 13.781.495,00 Euro, perfshijne sektore te tille si administrata publike, ambienti, flukset emigruese, trajtimi i qenieve njerezore dhe bujqesia.

Kooperacioni i decentruar (neni 7) ka te beje me veprimtarite e kooperacionit te kryera nga autonomite lokale italiane, ne menyre te veeante ose ne grup dhe favorizon pjesemarrjen aktive te shoqerise civile ne komponente te ndryshem. Projeektet qe lidhen me kete kooperacion promovohen nga Qarqet dhe Entet Vendore dhe iu referohen sektoreve specifike si: infrastruktura, shendetesia, arsimi, forcimi i se drejtes, ruajtja e mjedisit dhe mbeshtetje institucionale dhe ekonomike. Projektet e financuara per Shqiperine kapin shifren prej rrethe 3.110.965,00 Euro.




© 2004 - 2014 Zyra e Bashkepunimit per zhvillim Design & Programing WPP