IPA – Instrumenti i ndihmens se Para Aderimit

Instrumenti i Paraaderimit (IPA – Instrumenti i ndihmens se Para Aderimit) 2007 - 2013

Instrumenti i Paraaderimit (IPA – Instrumenti i ndihmens se Para Aderimit) ju ofron ndihme vendeve kandidate dhe vendeve  kandidate potenciale te perfshira ne procesin e antaresimit ne Bashkimin Evropjan (UE) per perjudhen 2007 – 2013. Ky instrument zevendeson nje sere programesh dhe instrumentesh financjare te Bashkimit Evropjan, sic jane CARDS, ISPA, PHARE CBC, SAPARD dhe Instrumenti i financimit per Turqine. IPA ofron nje kontekst unik dhe te efektshem  per te lejuar nje veprim te percaktuar, te qendrueshem dhe efektiv.   

Qellimi
IPA eshte krijuar per tju pergjigjur ne menyren me efikase te mundshme nevojave te vendeve qe perfitojne ne fushen e politikes te paraaderimit..
Instrumenti ju ofron perkrahje teknike vendeve kandidate dhe kandidate potenciale per:
- Konsolidimin e istitucioneve demokratrike dhe shtetit te se drejtes;
-  Reformen e Administrates Publike dhe mbeshtetjen e procesit te decentralizimit;
- Respektin e te drejtave humane, tutelen e minoreve, promovimin e barazise gjinore dhe principin e mos-diskriminimit, duke favorizuar zhvillimin e shoqerise civile, pajtimin, rindertimin , zhvillimin e qendrueshem dhe reduktimin e varferise;
- Rritjen ekonomike ne kuader te nje ekonomie tregu shoqerore.
Ne kete menyre Shtetet kandidate gjenden te pergatitura per te zbatuar plotesisht acquis communautaire ne momentin e aderimit, nderkohe qe vendet kandidate potenciale perfitojne nga mbeshtetja per tju pershtatur ne menyre progressive acquis communautaire.

Vendet Perfituese
Vendet perfituese ndahen ne dy kategori, ne baze te statusit qe kane:
- Vende kandidate per ne BE: Kroaci, Turqi, Ish Republika Jugosllave e Maqedonise, Mali i Zi dhe Islanda;
- Vende kandidate potenciale per ne BE: Shqiperi, Bonje Herzegovine, Serbi, Kosove simbas rezolutes 1244/99 te Keshillit te Sigurimit Evropjan te OKB –se.
Shtete te tjera mund te perfitojne nga masat e financuara ne kuadrin e IPA-se me kushte specifike.

Komponentet IPA
Fondi IPA eshte i perbere nga 5 komponente, sejcila pret tyre perfshin prioritete te percaktuara ne baze te nevojave te cdo vendi perfirues.
Dy komponentet e para mbulojne te gjitha vendet IPA:

1.Asistenza e tranzicionit dhe ngritja e institucioneve
Nderhyrjet synojne te nxisin miratimin e reformave strukturore per tju pershtatur procesit te kerkesave te zgjerimit:
- Kriteret politike,
- Kriteret ekonomike,
- Harmonizimi me acquis communautaire.
 
2.Bashkepunimi nderkufitar
Ky komponent mbeshtet bashkepunimin nderkufitar, ndershteteror, dhe nderajonal midis vendeve perfituese, dhe midis ketyre vendeve dhe shteteve antare te BE-se.
Komonentet e tjera i perkasin ekskluzivisht vendeve kandidate te BE-se (Kroaci, Turqi, Ish Republika Jugosllave e Maqedonise, Mali i Zi dhe Islanda).

3.Zhvillim Rajonal
Iniciativat jane perqendruar ne sektore si transporti dhe ambjenti me qellim qe te pergatisin Shtetet kandidate ne menaxhimin e ardhshem te Fondit Evropjan per Zhvillim Rajonal dhe te Fondit te Kohezionit.

4. Zhvillim i burimeve shoqerore
Inicijativat e ndermarra ne bazen e ketij komponenti duan te perballojne perjashtimin shoqeror duke investuar ne edukimin dhe shkollimin profesional, me prespektiven per te pergatitur vendin perfitues mbi programin, menaxhimin dhe zbatimin e Fondit Shoqeror Evropjan ne fushen e strategjise evropjane te punesimit.

5. Zhvillimi rural

Ky komponent ofron perkrahje per politiken e sektorit te lartpermendur per te permiresuar legjislacionin e vendit perfitues, mbi politiken e perbashket bujqesore dhe mbi institucionet pergjegjese per pergatitjen e menaxhimit te ardhshem te fondeve te saja (Fondi Bujqesor Evropjan per Zhvillimi Rural).

Menaxhimi dhe Zbatimi i IPA – se
Asistenca ne fushen e programmi IPA eshte dhene nepermjet programeve shumevjecare dhe vjetore, te percaktuara per cdo Shtet dhe per Komponent.
Planifikimi strategjik  perbehet nga dokumenta shumevjecar indikativ planifikimi, sic eshte Multi-annual indicative Financial Framework (MIFF) i cili eshte nje dokument thelbesor referimi dhe percakton ne menyre te pergjitheshme kuadrin financiar per nje perjudhe tre vjecare te shprehur ne miljona euro.
Kjo eshte nje tabele qe permban shumen financiare te propozuar nga Komisioni Evropjan per sejcilin vend perfitues dhe per sejcilin komponent te IPA-se, ne baze te nevojave dhe kapaciteteve administrative  dhe zbatuese te sejcilit shtet te interesuar  dhe ne perputhje me Kriteret e Aderimit te Kopenhagenit. Ndarjet buxhetore te instrumentit te paraaderimit te parashikuara nga kuadri financiar aktual (2007-2013) arrijne ne teresi ne 11,5 miliard euro.
Me tej, per cdo vend perfitues redaktohet nje Dokument i planifikimit indikativ shumevjecar, Multi-annual Indicative Planning Document (MIPD), I cili percakton linjat strategjike te asistences kundrejt vendit perfitues per gjith komonentet nga te cilet perfiton ky Shtet. Ne baze te MIPD-se, autoritetet kombetare te cdo vendi perfitues pergatisin programet vjetore (Komponenti I) ose shumevjecare (gjithe komonentet e tjera) qe permbajne gjithe masat dhe veprimet qe financohen nepermjet IPA-se.
Per sa i perket zbatimit te programeve IPA, financimet mund te jene ne forma te ndryshme:
1. Investime, Tender, Subvencione,
2. Kredi me kushte te vecanta, garanci mbi kredite , masa mbi asistencen financiare,
3. Bashkepunim administrativ (Binjakezim midis aktoreve te sektorit Publik),
4. Mbeshtetje mbi buxhetin e Shtetit te vendit perfitues vetem ne kushte te vecanta.
 
Kuader Ligjor
Fondet IPA parashikojne nje kuader ligjor qe zhvillohet ne menyren e metejshme:
1.    Rregurroja (KE) n. 1085/2006 e Keshillit, 17 korrik 2006.
2.    Rregurroja (KE) n. 718/2007 e Komisionit, 12 qershor 2007.
3.    Multi-annual Indicative Financial Framework (MIFF).
4.    Multi-annual Indicative Planning Document (MIPD).

Klauzole Pezullimi
Parashikohet nje klauzole pezullimi per aplikimin e IPA-s, e vlefshme per te gjithe Shtetet perfitues qe nuk rrespektojne parimet e demokracise, te se drejtave humane dhe te minoriteteve, te shtetit te se drejtes, dhe angazhimet e ndermarra nga partneriteti (partneriteti per aderimin ose partneritetin evropjan). Kjo klauzole i aplikohet edhe cdo shteti qe nuk permbush kushtet per progres te mjaftueshem persa i perket kritereve te aderimit ose, ne rastin e vendeve te Ballkanit Perendimor, kur flitet per procese qe kane te bejne me reformat.

Link te nevojshem dhe Kontakte
Per informacione ne lidhje me konkurse dhe thirrje per proozim projektesh, ju lutemi te vizitoni:
- Portalin e Komisjonit Evropjan,
- Shtesen S, te gazetes zyrtare te Bashkimit Evropjan, (Tenders Electronic Daily),
- Faqen e internetit DG – Enlargement

Keshillojme gjithashtu te kontrolloni rregullisht faqen e internetit te programeve te ndryshme evropjane specifike, aktive per vendet e paraaderimit (psh. IPA Adriatic Cross Border Cooepration, South East Europe, TAIEX) per te njohur kushtet e konkurseve, tenderave etj.
Pjesemarrja ne njoftimet per projekt propozim eshte e hapur per gjithe personat fizik ose juridik, institucionet publike kombetare dhe nderkombetare, shtetas te nje vendi antar, te nje vendi perfitues IPA, te nje vendi perfitues te programit ENPI (Instrumenti Evropjan i Fqinjesise dhe Partneritetit), ose te nje shteti antar te Zones Ekonomike Evropjane.




© 2004 - 2014 Zyra e Bashkepunimit per zhvillim Design & Programing WPP