Nė njėzet vjeēarin e fundit Shqipėria ka ndėrmarrė njė hap tė rėndėsishėm drejt stabilizimit politiko-ekonomik, konsolidimit tė intitucioneve demokratike dhe njė rritjete tė qėndrueshme. Kooperacioni Italian, dėshmitar i tejkalimit progresiv tė emergjencės, ka riformuluar programin e tij nė ndihmė tė zhvillimit, duke u pėrqendruar me protokollin e ri dypalėsh, tė firmosur nė 2010, nė mbėshtetje tė procesit tė integrimit europian dhe duke mbėshtetur vendin nė formulimin e strategjive dhe prioriteteve tė nevojshme pėr pėrshtatjen me acquis communautaire.
Me qėllim garantimin e zhvillimit ekonomik dhe shoqėror, Italia ndėrmerr njė qasje multi-sektoriale, duke u impenjuar nė realizimin e projekteve tė lidhura me fusha tė ndryshme veprimi. Raporti i bashkėpunimit pėrveē kanalit dypalėsh (marrėveshjet ndėrmjet dy qeverive), realizohet edhe nėpėrmjet kanaleve shumėpalėshe (marrėveshjet ndėrmjet qeverisė shqiptare dhe organizmave ndėrkombėtare, tė nėnshkruara nga Italia nė cilėsinė e donatorit) dhe me projekte tė promovuara nga OJQ dhe programe bashkėpunimi tė autoriteteve lokale italiane tė decentralizuara.