|
Drejtoria ė Pėrgjithshme e Kooperacionit pėr Zhvillim e Ministrisė sė Punėve
tė Jashtme favorizon arsimimin nė Itali dhe nė vendet e
tyre tė qytetarėve tė Vendeve nė Zhvillim. Kjo arrihet nėpėrmjet dhėnies sė
bursave tė studimit dhe kontributeve pėr kurset/programet e organizuara nga
Universitete italiane dhe ente tė tjera tė specializuara ku mbizotėron
pjesėmarrja publike.
Bursat e studimit janė pėr specializime post-lauream e doktoraturash pėr kėrkime
shkencore.
Kurset/programet ndahen nė:
1) kurse afatshkurtra, pėr kuadro drejtues qė punojnė nė sektorin shtetėror dhe
privat, funksionarė nė banka dhe ente ekonomike, pėr tė familjarizuar punonjėsit
e vendeve nė zhvillim me sistemin e Italisė;
2) kurse afatgjata (nga 6 nė 12 muaj) dhe Master, pėr tė sapodiplomuarit,
menaxherėt nė fillim tė karrierės dhe punonjėsit shkencorė.
Temat mė tė privilegjuara janė katėr:
- menaxhimi i burimeve primare (ujėrat, bujqėsia, mjedisi);
- zhvillimi i ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme;
- fuqizimi i sistemit shėndetėsor;
- capacity dhe institutional building
Zonat gjeografike prioritare pėrcaktohen ēdo vit nga Drejtoria e Pėrgjithshme e
Kooperacionit pėr Zhvillim
|